Maqedoni

Jolevski: Turqia, mbështetëse e rrugës sonë drejt NATO-s

13.03.2017 18:07

Turqia është mbështetëse e fuqishme e Maqedonisë jo vetëm gjatë historisë, por edhe sot...

Dëshmi e bashkëpunimit të mirë të dy armatave është edhe pjesëmarrja e përbashkët e oficerëve të Maqedonisë dhe Turqisë në komandën në Kabul.
 
Në kuadër të këtyre marrëdhënieve, në Manastir sot u promovua botimi me dy vëllime “Raportet turko-maqedonase në histori”, në kremtimin kushtuar reformatorit, Kemal Ataturk.
 
“Prioritet i politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në NATO dhe BE, dhe në këtë kuptim Republika e Turqisë jep mbështetje pa rezervë në aspiratat tona, që të jemi anëtarë të Aleancës. Në këtë mënyrë Ballkani Perëndimor do të jetë më i sigurt dhe më i fuqishëm. Lidershipi i Turqisë është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi falënderues për këtë lidership”,- deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
 
Në solemnitetin në Manastir foli edhe gjenerali turk, Sulejman Evdizmant.
 
Ai theksoi se përzgjedhja e Manastirit është bërë pasi qyteti ka qenë derë e Perandorisë Osmane në rrugën drejt Perëndimit dhe për faktin se Kemal Ataturk shkollimin e tij ushtarak e ka përfunduar pikërisht në këtë qytet.