Botë

Plagosja e Vllasit, arrestohen dy persona të dyshuar

13.03.2017 18:51

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për tentim-vrasjen e avokatit, Azem Vllasi, shkruajnë mediat e Kosovës...

Policia ka konfiskuar edhe një armë. Sipas raportimeve, njëri nga të dyshuarit për këtë akt është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit - “Komandant Kumanova”.

Jashari ndodhet në stacionin e policisë dhe është duke u marrë në pyetje, ndërsa Policia e Kosovës pas pak pritet të dalë në një konferencë për media për ta kumtuar arrestimin dhe për të dhënë detaje.