Maqedoni
Kubota: zgjidhni krizën me dialog, jo me dhunë
13.03.2017 19:19
Ushtruesi i detyrë ambasador i Japonisë në Maqedoni, Tojokazu Kubota, fton politikanët të zgjidhin sa më shpejt krizën...

Ushtruesi i detyrë ambasador i Japonisë në Maqedoni, Tojokazu Kubota, fton politikanët të zgjidhin sa më shpejt krizën përmes dialogut e jo me dhunë.
“Shpresoj që sa më shpejtë të jetë e mundur të formohet qeveria këtu në Maqedoni dhe do të ishte mirë për vendin që të pranoni ndihmesën nga jashtë. Është më mirë që problemet t’i zgjidhni përmes dialogut dhe rrugëve diplomatike dhe jo nëpërmjet dhunës”,- tha Kubota.
