Testimi ekstern, mbyllet afati i ankesave
Pas mbylljes së afatit kohor për mundësinë e ankesave sa i përket testimit ekstern, në MASH janë grumbulluar 3641 vërejtje valide sa i përket realizimit të testimit ekstern……

Pas mbylljes së afatit kohor për mundësinë e ankesave sa i përket testimit ekstern, në MASH janë grumbulluar 3641 vërejtje valide sa i përket realizimit të testimit ekstern.
Sipas ministrit të resorit, Spiro Ristovski, numri më i madh i tyre janë në lëndën e matematikës, gjuhës angleze dhe historisë. Vërejtjet kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën e parashtrimit të pyetjeve, si dhe gabimet gjatë përkthimit. Sipas Ristovskit, të gjitha vërejtjet do të merren parasysh dhe do të korrigjohen.
“Nëse kemi parasysh se në këtë testim kishim gjysmë milion pyetje, 3641 komente paraqesin përqindje të vogël, por këto vërejtje do të merren parasysh dhe do të korrigjohen. Sfida më e madhe për ne ishte që ky proces të jetë transparent në maksimum dhe ne ia dolëm ta realizojmë me sukses ketë detyrë”, - deklaroi ministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
Ministri Ristovski, me këtë rast, gjithashtu informoi se për këtë vit akademik janë hapur 715 vende të lira për persona në moshën 30-35 vjeçare, për të vazhduar arsimimin sipëror. Të interesuarit mund të aplikojnë në 17 fakultete.
Në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” ka 335 vende të lira, ndërsa në USHT 70 vende të lira. Këtë mundësi deri më tani e kanë shfrytëzuar 1200 qytetarë. (Flutra Latifi - Rahimi, TVM2)
