Maqedoni
Sulmohet një familje me sëpatë në oborrin e tyre
13.03.2017 20:42
Një burrë 37 vjeçar me sëpatë e ka lënduar personin A.A (52) në oborrin e shtëpisë së tij...

Një burrë 37 vjeçar me sëpatë e ka lënduar personin A.A (52) në oborrin e shtëpisë së tij, i cili në këtë moment gjendet në Qendrën urgjente në Shkup.
Siç kumtoi MPB-ja, dje në orën 18:40 në rrugën "376" në Shkup, në oborrin e shtëpisë pronë e A.A., me dhunë ka hyrë personi A.Xh. dhe me sëpatë e ka sulmuar pronarin, vajzat e tij S.A. (21) dhe A.A. (30) dhe bashkëshorten e tij H.B. (50).
Nga MPB-ja informojnë se po ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit./mia
