Botë
Dy nëpunës të KB-së janë rrëmbyer në Kongo
13.03.2017 22:01
Sulmues të panjohur rrëmbyen në Kongo dy nëpunës të Kombeve të Bashkuara, një shtetas i SHBA-së...

Sulmues të panjohur rrëmbyen në Kongo dy nëpunës të Kombeve të Bashkuara, një shtetas i SHBA-së, ndërsa tjetri i Suedisë, kumtoi sot Qeveria e Kongos.
Siç ceket në kumtesë, amerikani Majkëll Sharp dhe suedezja Zaida Katalan "kanë rënë në duar të forcave negative, të cilat ende nuk janë identifikuar", së bashku me katër qytetarë të tjerë të Kongos, me të cilët ishin në fshatin Ngombe në provincën Kasai.
Në kumtesë nuk ceket se si ka ndodhur incidenti./mia
