Maqedoni

Mot i vranët me shi në vendet më të ulëta dhe borë në vendet më të larta

14.03.2017 09:01

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me të reshura të dobëta lokale të shiut në vendet më të ulëta, ndërsa në malet më të larta edhe borë e dobët...

Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, më shumë e shprehur në pjesët lindore të vendit.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri pesë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri 15 gradë celsius.
 
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira, periudha me diell dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 10 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe mot relativisht i freskët. Do të ketë kushte për të reshura të dobëta lokale të shiut, në male borë. Do të ketë periudha me diell, ndërsa temperatura do të rritet nga pak. Prej të enjtes dhe gjatë uikendit pritet ngrohje.