Gjykata e Drejtësisë së BE-së: Lejohet ndalimi i simboleve fetare
Punëdhënësit mund t’ua ndalojnë punonjësve veshjen e simboleve të dukshme fetare...

Ky është vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian në shqyrtimin e parë për çështjen e grave myslimane që mbajnë shamitë në vende pune.
Gjykata e Drejtësisë dha një gjykim të përbashkët në rastin e dy grave, në Francë dhe Belgjikë, që u përjashtuan për shkak të refuzimit që të heqin shamitë.
“Një rregull i brendshëm i një ndërmarrjeje që ndalon mbajtjen e ndonjë shenje të dukshme politike, filozofike ose fetare, nuk përbën diskriminim të drejtpërdrejtë”,- tha Gjykata në një deklaratë të saj.
Vendimi vjen në prag të zgjedhjeve në Holandë, vend ku imigracioni mysliman ishte një çështje kyçe dhe nga ku përcaktohen qëndrimet ndaj politikave të migrimit dhe refugjatëve në të gjithë Europën.
