Dita e Verës, festa pagane e shqiptarëve
Sot është 14 shkurti, e cila njihet si Dita e Verës, e që festohet që në kohët e lashta....

Një traditë që është rikthyer fuqishëm ndër shqiptarët aq sa Shqipëria e ka shpallur ditë feste kombëtare. 100 vjet më parë, Faik Konica e shpjegonte kështu këtë ditë. “Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur s’kishte lindur edhe krishterimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e luleve dhe të shelgjeve”.
Në këtë ditë këputen degë lulesh të sapoçelura, për t’ju gëzuar pranverës. Më pas, festës pagane iu bashkëngjitën ritet fetare. Malësorët e veriut në këtë ditë lidhnin nyje një pe të zi me këtë luteshin tre herë për lidhjen e shejtanit. Ka një besim se kush zgjohet vonë sot, gjithë viti i shkon në të shumtën e kohës në gjumë.
Të rinjtë mblidhnin lule të cilat i vendosnin mbi dyert e shtëpive dhe lyenin vezë shumëngjyrëshe, shumë përpara se të fillonte festimi i Pashkëve nga të krishterët. Dita e Verës është shumë e lashtë për nga koha e kremtimit dhe mënyra se si kremtohet.
Është festë pagane, jofetare, që rrjedh nga lashtësia, atëherë kur njerëzit besonin tek Dielli, Hëna, tek Planetët etj. dhe atyre i faleshin e i luteshin, që të sillnin shiun për të mbjellat dhe diellin që të piqej gruri. Sot festa ka një karakter tjetër, njerëzit i gëzohen pranverës që të vijë duke shijuar ëmbëlsirën tradicionale të festës që rrjedh nga Elbasani, e që është Ballokumja.
