MAQEDONI

Fillon ndërtimi i fabrikës së Biogasit në Kërçovë

19.05.2014 16:03

Bëhet fjalë për një investim serioz, që vjen nga mërgimtari kërçovar, Faik Sherifi, që punon dhe vepron në Shafauzen të Zvicrës…..

Me një ceremoni solemne, sot në zonën industriale të Kërçovës, filloi ndërtimi i fabrikës për prodhimin e  biogasit, njëra ndër fabrikat e para të këtij lloji në Maqedoni.

Bëhet fjalë për një investim serioz, që vjen nga mërgimtari kërçovar, Faik Sherifi, që punon dhe vepron në Shafauzen të Zvicrës.

Tërheqja e investimeve të huaja është njëra ndër shtyllat kryesore të BDI dhe kjo iniciativë do të hapë rrugën e investimeve  tjera nga diaspora shqiptare, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndërkaq, mërgimtari Faik Sherifi, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në formësimin e kësaj iniciative. Ai me këtë rast u apeloi të gjithë atyre që kanë mundësi për të investuar në vendlindje, të mos hezitojnë, sepse tashmë edhe në këto hapësira janë krijuar kushte për investime dhe perspektivë zhvillimore. (Shaban Dalipi, TVM2)