Maqedoni
Hapet rruga për nenin 50, Parlamenti britanik miraton projektligjin e Brexit
14.03.2017 15:28
Parlamenti britanik ka miratuar projektligjin e Brexit, duke i hapur kështu rrugë qeverisë të aktivizojë nenin 50 për shkëputjen e vendit nga BE...

Projektligji pritet të marrë bekimin e familjes mbretërore për t’u kthyer më pas në ligj. Kjo do të thotë se Theresa May është e lirë të nisë bisedat e ndarjes me Unionin në fund të muajit mars.
Ndarja e Britanisë së Madhe nga BE pritet të zgjasë të paktën dy vite që nga momenti i aktivizimit të nenit 50, vendim ky i parlamentit britanik, pasi ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, njoftoi mbajtjen e një referendumi të dytë mbi pavarësinë e vendit.
Sturgeon tha se referendumi me shumë gjasë mund të mbahet mes vjeshtës së 2018 dhe pranverës së 2019, por ka spekulime nëse kryeministrja, Teresa May, do të refuzojë një referendum ende pa konkluduar procesin Brexit.
Dhoma e Lordëve ra gjithashtu dakord që të mos rishikojnë në projektligj statusin e banorëve të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar, gjë e cila krijoi ndarje mes konservatorëve dhe pjesës tjetër të deputetëve në parlament. Megjithatë, ministri i ngarkuar për Brexit tha se tani nuk ishte koha për përleshje të brendshme apo për amendamente në legjislacion.
Liberaldemokratët ndërkohë thanë se qeveria ka dështuar me lëshimet e bëra për shtetasit europianë që jetojnë në Britani, duke iu bërë thirrje koleve të insistojnë në ndryshime.
GAZMEND REXHEPI
