Maqedoni

Ahmeti: Pa marrëveshje paraprake nuk mblidhet Kuvendi

15.03.2017 13:02

Pa marrëveshje paraprake mes partive më të mëdha maqedonase dhe shqiptare nuk duhet të thirret mbledhja e Kuvendit, vlerëson lideri i BDI-së, Ali Ahmeti...

Ai këto komente i bëri  në një intervistë për TV21 ku njëherit theksoi se nuk sheh tendenca pro-ruse tek VMRO-DPMNE, por thotë se Rusisë nuk i konvenon që Maqedonia të jetë e anëtarësuar në NATO dhe BE.

Sa i përket qëndrimit të presidentit, i cili nuk e pranon programin e LSDM-së për shkak të platformës shqiptare, Ahmeti dha përgjigje se presidenti më shumë e ka arsyetim, si pretekst çështjen e të ashtuquajturës platformë. Ai njëherit theksoi se kërkesa e Lëvizjes BESA që kryeministri shqiptar, Edi Rama, ta pranojë autorësinë e Deklaratës së përbashkët është përdorur nga Ivanovi dhe Gruevski maksimalisht.