Zyrtare: Luis Van Gal në krye të Mançester Junajtid
Trajneri holandez Luis Van Gal, edhe zyrtarisht është emëruar si menaxher i ri I Mançester Junajtidit……
Trajneri holandez Luis Van Gal, edhe zyrtarisht është emëruar si menaxher i ri I Mançester Junajtidit.
Duke patur parasysh që ai edhe më tutje është në krye të përfaqësueses futbollistike të Hollandës, me punën e tij te “djajtë e kuq” do të nis pas mbylljes të Kampionatit botëror në Brazil. Në pozitën e menaxherit të Junajtidit, Van Gall do të zëvendësoj Rajan Gigsin, I cili ishte trajner I përkohshëm I skuadrës, pas largimit të Dejvid Mojsit.
Edhe më tutje nuk dihet nëse Van Gall në të ardhmen do të punoj me Rajan Gigs, Poll Skolls dhe Niki Bat, për të cilët flitet se mund të fillojnë punën në akademinë e skuadrës. Deri më tani, mediat angleze shkruajnë se në stafin teknik të hollandezit, do të jenë Frans Hoek dhe Marsel Boet, ndërsa në të njejtin, mund të futet edhe Patrik Kllajvert. Preznatimi zyrtar I Van Gallit pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
Ndryshe, strategu hollandez është njëri prej trajnerëve me përvojë më të madhe në Evropë për momentin. 62 vjeçari si trajner ka punuar në Ajaks, Barcelona (dy herë), Az Alkmar, Bajern Mynih dhe në përfaqësuesen hollandeze. Ka tituj të fituar nga kampionati hollandez, gjerman dhe ai spanjoll, si dhe trofe nga Liga e Kampionëve dhe Liga Europa.