Maqedoni

“Natyra 2000”, mbrojtje e natyrës dhe e habitateve të rralla

15.03.2017 15:04

Bashkimi Europian dhe Ministria e Mjedisit Jetësor përfunduan projektin “Natyra 2000”, përmes të cilit mundësohet mbrojtja e natyrës...

Bashkimi Europian dhe Ministria e Mjedisit Jetësor përfunduan  projektin “Natyra 2000”, përmes të cilit mundësohet mbrojtja e natyrës, pyjeve dhe habitateve të kafshëve dhe shpendëve të rrallë. Pjesa e rëndësishme e këtij projekti ka të bëjë padyshim me harmonizimin e legjislaturës vendore me atë të BE-së për mbrojtjen në masë më të madhe të natyrës në Maqedoni.
 
“Në kuadër të projektit është bërë edhe harmonizimi i legjislacionit vendor me atë të BE-së dhe gjithashtu është bërë dhe identifikimi në nivel kombëtar i habitateve natyrore të zogjve, bimëve dhe shtazëve të rralla, të cilat janë me rëndësi të veçantë për vendin dhe BE-në dhe për të cilët në të ardhmen do duhet të zbatohen hulumtime shkencore plotësuese në terren”,- deklaroi shefi i misionit të BE-së në Shkup, Samoel Zhbogar.
 
“Ky projekt hapi mundësi të reja për bartjen e përvojave nga vendet anëtare të BE-së dhe procesi i vendosjes së rrjetit “Natyra 2000”. Në kuadër të këtij projekti u realizuan edhe projekte për përforcimin e kapaciteteve përmes mbartjes së trajnimeve për çështje në “Natyra 2000” për palët e përfshira”,- theksoi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti.
 
Zbatimi i këtij projekti filloi në 2016. Në të u kyçën mbi 40 ekspertë europianë të çështjes së natyrës, ndërsa e gjithë kjo BE-së i kushtoi rreth 1.2 milion euro. 
 
REXHEP QAMILI