Maqedoni

DAP: 403.000 qytetarë nga 420.00 paraqitën fletëparaqitjeve tatimore vjetore

15.03.2017 17:26

Ka kaluar afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve tatimore vjetore për të ardhurat e vitit 2016...

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se nga gjithsej 420 mijë fletëparaqitje tatimore, janë paraqitur mbi 403 mijë.
 
“Me përfundim të afatit janë dorëzuar 403 mijë fletëparaqitje tatimore, ashtu që projeksionet e DAP-it në krahasim me numrin e përgjithshëm të fletëparaqitjeve të dorëzuara për tatim vjetor është plotësuar”,- deklaroi udhëheqësi në sektorin e tatimeve pranë DAP-it, Muhedin Aliq.
 
Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit sportelet për pranim të fletëparaqitjeve tatimore ishin plot në ditët e fundit të skadimit të afatit.
 
“Janë pensionist invalid, nuk e kam ditur se sot është dita e fundit, ka shumë për të pritur”,- u shpreh një qytetar.
 
“Po, i dorëzova fletëparaqitjet tatimore, kishte pak rrëmujë”,- theksoi një qytetar. 
 
Drejtoria e të Ardhurave Publike në të ardhmen parasheh projektin, me të cilin parashihen obliguesit tatimorë të lirohen nga obligimi për paraqitje të tatimit. DAP do të dërgojë formulare të gatshme, ku vetëm në rast nevoje do të ketë korrigjime.
 
GAZMEND REXHEPI