Botë

Biblioteka Kombëtare në flakë, nuk është prekur arkivi dhe botimet e rralla

15.03.2017 18:43

Biblioteka Kombëtare në Tiranë është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme, duke shkaktuar djegien e një sërë librash dhe gazetash...

Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar. Personeli i bibliotekës është larguar menjëherë pas sinjalit të alarmit.

Drejtuesja e Bibliotekës, Persida Asllani, siguroi se nuk është prekur mjedisi ku ruhen vlerat e rralla dhe arkivi shqip i këtij institucioni dhe as baza elektronike e të dhënave kombëtare.

Sipas repartit të zjarrfikëses, zjarri është favorizuar pasi ky kat i nëndheshëm lidhet me disa tunele, të cilat e përhapin flakën.

Në vijim pritet të zbardhen shkaqet e zjarrit dhe inventari i dëmeve materiale.

LULJETA NDOKA