Botë

Deklaratat e Erdoganit, piratët kompjuterikë bllokojnë Twiterin

15.03.2017 20:19

Llogaritë në Twitter të disa organizatave të rëndësishme, përfshirë “Amnesty International”, “UNICEF USA” dhe “BBC North America”...

Llogaritë në Twitter të disa organizatave të rëndësishme, përfshirë “Amnesty International”, “UNICEF USA” dhe “BBC North America” u sulmuan nga piratët kompjuterikë, të cilët pretendojnë se mbështesin qeverinë turke.

“Hacker”-at publikuan disa “cicërima”, ku përfshiheshin fjalët “Gjermania naziste” dhe “Holanda naziste”, shoqëruar edhe me flamurin turk.

Këto i bëjnë jehonë deklaratës së presidentit Erdogan, i cili krahasoi zyrtarët gjermanë dhe ato holandezë me nazistët.