Maqedoni
Mot i vranët me shi të dobët dhe erë
16.03.2017 09:01
Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira me reshje lokale të shiut, ndërsa në disa male me borë të lehtë Pasdite reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të ulen...

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here do të fryjë edhe erë e fortë veriore dhe veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit me kushte për shi të dobët, ndërsa pasdite reshjet do të pushojnë dhe vranësirat do të ulen. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri katër, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 12 gradë Celsius.
Deri të shtunën moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet nën zero, kështu që pritet të lëvizin prej tre deri në pesë gradë, ndërsa të shtunën prej minus katër deri në tre gradë Celsius.
Deri nesër do të fryjë erë e kohëpaskohshme mesatare veriore. Rritje të vranësirave me shi të dobët lokal, do të ketë të dielën. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje, veçanërisht gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, kur në disa vende temperatura do të arrijë edhe mbi 20 gradë Celsius./Mia
