Botë

Zbulohet dërguesi, bomba në Berlin “dhuratë” nga Athina

16.03.2017 11:01

Pakos së dyshimtë, që është gjetur mëngjesin e së mërkurës në Ministrinë Federale të Financave, në Berlin, drejtuar ministrit gjerman, Wolfgang Schauble, i është “gjetur” dërguesi...

Sipas adresës së shkruar, ai është zëvendëskryetari i Partisë Demokracia e Re, në Greqi, Adonis Georgiadis. Vetë politikani grek pohon se është keqpërdorur adresa e tij. Në një postim në twiter ai ka shkruar: “Për fat të keq është e vërtetë dhe nuk është shaka. Shënjestrimi im nga terroristët është i vazhdueshëm. Pakoja që përmbante një mekanizëm shkrepës dhe lëndë eksplozive të fuqishme është postuar nga një zyrë poste e kryeqytetit grek, fakt që vërtetohet nga pullat dhe vulat zyrtare. Anti-terrori grek ka kërkuar prej organeve gjermane më shumë informacione, që mund të ndihmojnë në hetimin e çështjes dhe gjetjen e autorëve që kanë përdorur emrin e politikanit grek”. 
 
Po dje, në një librari në kryeqytetin grek, që është në pronësi të zëvendëskryetarit të Demokracisë së Re, Adonis Georgiadis, në emrin e të cilit është dërguar pakoja-bombë, ka shpërthyer një bombë artizanale, pa shkaktuar dëme të mëdha.
 
Edhe në të kaluarën, grupi terrorist grek “Komploti i celulave të zjarrit” ka dërguar pako-bombë në zyrën e kancelares Merkel, në Berlin, dhe në zyrën e ish-kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, ndërsa janë zbuluar në aeroport edhe pako për zyrtarë të tjerë europianë.
 
BELINDA KOKA-ADEMI