Botë

Turqia kërcon BE-në: Do të anulojmë marrëveshjen për migrantët

16.03.2017 11:29

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, kërcënoi me anulimin e marrëveshjes për migrantët me Bashkimin Europian...

Cavusoglu tha se Turqia po e rishikon marrëveshjen dhe "nëse BE nuk i përmbahet pjesës së saj, Ankaraja do ta anulojë atë". 
 
Një vit më parë, kur Europa ka qenë në mes të krizës së madhe me migrantë, Turqia ka negociuar marrëveshjen për të ndaluar migrantët e paligjshëm nga kalimi në Greqi, në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Turqisë në BE dhe të një ndihme prej gjashtë miliardë dollarësh.
 
Marrëdhëniet Turqi-BE janë tensionuar ditëve të fundit, pasi disa shtete europiane u kanë ndaluar zyrtarëve turq të bëjnë fushatë në territorin e tyre, në mbështetje të një referendumi që do të forconte pushtetin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.