Botë

Qendra për Kërkime PEW: Islami po rritet më shpejt se çdo fe tjetër

16.03.2017 12:42

Islami po rritet më shpejt se çdo fe tjetër dhe do të tejkalojë Krishterimin në vitin 2070, thotë studim i Qendrës për Kërkime PEW, me seli në ShBA...

Në vitin 2010, Indonezia ka pasur popullsinë më të madhe myslimane në botë, por ajo e Indisë do të bëhet më e madhja në vitin 2050, parashikon Qendra e Kërkimeve PEW.

Sipas kësaj qendre, popullsia e krishterë në Britani dhe në Francë do të bie për 50 për qind dhe 10 për qind e njerëzve në Europë parashihet të jenë myslimanë në 2050-n.

Në ShBA, një në 50 njerëz do të jetë mysliman në vitin 2050, thotë ky studim.