Botë

Senatori republikan Paul bllokon votimin për Malin e Zi në NATO

16.03.2017 12:59

Senatori republikan, Raund Paul, bllokoi debatin dhe votimin për protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO...

Pas bllokadës, Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, akuzoi senatorin Paul se po punon për presidentin rus, Vladimir Putin.
 
McCain kërkoi shqyrtimin dhe votimin e protokollit, por Paul, republikan nga Kentaki, ishte i vetmi që kundërshtoi, por kjo qe e mjaftueshme që debati të shtyhet.
 
"Rusia ka bërë përpjekje të bëjë puç në Mal të Zi, të vrasë kryeministrin dhe të rrëzojë qeverinë, në përpjekje për të ndaluar anëtarësimin e tij në NATO",- tha McCain, duke iu adresuar Senatit. 
 
NATO, në Samitin e muajit maj, pritet të anëtarësojë edhe formalisht Malin e Zi në radhët e saj, por fillimisht protokolli i anëtarësimit duhet të miratohet nga të gjitha shtetet anëtare.