Urdhri ekzekutiv, Gjykata rrëzon sërish Trumpin për emigrantët
Duket se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do ta ketë të lehtë të ndalojë futjen e të huajve në Amerikë...

Kjo pasi një gjykatës federal në Hauai ka bllokuar urdhrin e ri të presidentit, Donald Trump, për ndalimin e lëvizjes së lirë, që ishte parashikuar të hynte në fuqi mesnatën e së enjtes.
Vendimi i gjykatësit, Derrick Uatson, ndalon kështu urdhrin ekzekutiv që të hyjë në fuqi. Direktiva e re parashikonte vendosjen e ndalimit të udhëtimit për një afat 90 ditor nga gjashtë vende me shumicë myslimane dhe ndalimin e refugjatëve me 120 ditë.
Presidenti Trump deklaroi se kjo do të ndalonte futjen e terroristëve në ShBA, por kritikët thonë se ky është diskriminim.
Një urdhër i ngjashëm ekzekutiv, i firmosur kohë më parë nga presidenti amerikan, shkaktoi konfuzion e protesta dhe u bllokuar nga një gjykatës në Seattle.
