Maqedoni
Bilall Kasami takohet me Ambasadorin e Norvegjisë, Bjornstand
16.03.2017 13:50
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka takuar Ambasadorin e Norvegjisë në vend, Arne Sannes Bjornstand...

Në këtë takim është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend sidomos për pikat strategjike që mund ta nxjerrin vendin nga kjo krizë institucionale dhe politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Kasami potencoi se për Lëvizjen BESA , platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të ditur se është e gatshme ta jap kontributin e saj në këtë drejtim dhe të bëhen reformat e nevojshme që burojnë nga raporti i Pribesë.
