Maqedoni

Rektori i UT-së Vullnet Ameti, laureohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Northern Illinois University

16.03.2017 14:26

Universiteti prestigjioz amerikan Northern Illinois University, me seli në Çikago..

Universiteti prestigjioz amerikan Northern Illinois University, me seli në Çikago, ka laureuar me titullin më të lartë universitar “Doctor Honoris Causa”  rektorin e UT-së, Vullnet Ameti.
 
"Kjo mirënjohje e thellë vjen si rrjedhojë e angazhimit permanent të rektorit Ameti në sendërtimin e Universitetit të Tetovës, për rolin pozitiv që luan në të mirë të komunitetit të gjerë në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon dhe në promovimin e kahershëm të vlerave të mirëfillta akademike e shoqërore, por edhe në forcimin e urave të bashkëpunimit universitar në rrafshin global", thuhet  në njoftimin e UT-së.
 
Northern Illinoi University për herë të parë në historinë e vet laureon me titullin më të lartë “Doctor Honoris Causa” një personalitet jashtë territorit të SHBA-ve.