Shemshiu remizoi, “Hyzri Talla” fitoi
Shahisti i njohur kumanovar, Agim Shemshiu i ka dhuruar një barazim me vlerë klubit të tij të shahut “Hyzri Talla” nga Besiana...

Shahisti i njohur kumanovar, Agim Shemshiu i ka dhuruar një barazim me vlerë klubit të tij të shahut “Hyzri Talla” nga Besiana, të cilët në fund rrëmbyen edhe fitoren e tretë në kampionatin e Kosovës në shah kundër “Lesna” me rezultat 4,5-1,5.
Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, shahisti nga Kumanova, Shemshiu me figura të zeza ndau pikët përballë mjeshtërit Alishani. Me këtë fitore klubi i shahut “Hyzri Talla” nga Besiana është në vendin e parë me pikë maksimale dhe e gjithë kjo më së shumti fal shahistit nga Maqedonia, i cili është ndër protagonistët më të mirë në skuadrën e tij sivjet. Në javën e katërt “Hyzri Talla” do të përballet me KSH “Istogu”.