Maqedoni

Nishani takohet me Ivanovin. Nishani: shqiptarët, faktor shtetformues në RM

16.03.2017 18:31

Në forumin në Baku është realizuar edhe një takim kokë më kokë mes presidentit shqiptar, Nishanit, dhe atij të Maqedonisë, Ivanovit...

Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, si dhe theksoi se tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë.

Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje, ka potencuar Nishani, duke përkujtuar gjithsesi homologun maqedonas se shqiptarët që jetojnë në Maqedoni janë faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.