Maqedoni

Apeli vendosi: Koçan do të ndiqet penalisht

16.03.2017 18:54

Por, edhe përkundër protestës dhe akuzave, Gjykata e Apelit solli vendim me të cilin e vërtetoi paraburgimin për biznesmenin, Sead Koçan...

Vendimi i mëhershëm i Këshillit Penal në Gjykatën Themelore të Shkupit ishte me tre akuza, ndërsa tani pas vendimit të Gjykatës së Apelit është vetëm me një akuzë për shkak të rreziku të arratisjes.

Edhe pse avokati i tij disa herë ka përsëritur se Koçan është në udhëtim zyrtar e nuk po i fshihet drejtësisë, PPS që në fillim alarmoi se biznesmeni, Sead Koçan, e ka braktisur shtetin një ditë pasi Penalja ka sjellë vendimin me të cilin i është përcaktuar paraburgimi prej 30 ditëve.