Maqedoni

“Dnevnik” - akuzat, reagon Ambasada e ShBA-ve: diplomacia nuk bëhet për metër katror

16.03.2017 19:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka reaguar ndaj shkrimit në gazetën “Dnevik”...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka reaguar ndaj shkrimit në gazetën “Dnevik”, e cila thotë se personeli diplomatik i Ambasadës amerikane në Shkup është më i vogël se ai i vendeve fqinje të Maqedonisë.

Në një postim në faqen zyrtare të Ambasadës në Twiter, përfaqësia diplomatike përkujton gazetarët e “Dnevnik” se misioni diplomatik i një vendi nuk përcaktohet për nga sipërfaqja e këtij vendi, pasi diplomacia nuk bëhet për metër katror.

Nga Ambasada e kanë cilësuar shkrimin si një artikull bizar.