Maqedoni
Puna gjashtëmujore e PPS-së, Këshilli i Prokurorëve shqyrton raportin
16.03.2017 19:46
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka pranuar dhe po shqyrton raportin gjashtëmujor të PPS-së...

PPS raportin e ka dërguar edhe në Kuvend, por vetëm për të respektuar afatin ligjor, pasi mosfunksionimi i organit ligjdhënës pamundëson edhe shqyrtimin e raportit në Komisionin për Sistem Politik.
Në raportin gjashtëmujor, PPS është ankuar për mungesën e bashkëpunimit me institucionet, por tha se ka arritur të analizojë rreth 45% të bisedave të përgjuara, madje ka arritur të rikthejë edhe 66 mijë biseda të reja, të fshira nga sistemi.
“Janë mbi 660 mijë biseda të përgjuara në mënyrë joligjore”,- thonë nga PPS.
Specialja deri tani ka poentuar si të dyshuar 112 persona për 160 vepra penale dhe ka iniciuar 14 procedura parahetimore.
