Botë
Merkel sot në ShBA takohet me presidentin Trump
17.03.2017 11:42
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të takohet sot me presidentin e ShBA-së, Donald Trump....

Merkel do të shoqërohet me drejtues të lartë nga kompani të njohura gjermane në fushën e teknologjisë, duke përfshirë edhe gjigantin e makinave BMW.
Në qendër të takimeve do të jenë çështje, si siguria dhe tregtia. Vizita e saj ishte planifikuar për të martën, por u shty për shkak të një stuhie. Takimi mes dy liderëve pritet me interes të madh për shkak se muajit e fundit të dy kanë ngritur pyetje për njëri-tjetrin. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump ka kritikuar Merkelin mbi politikat e refugjatëve të Gjermanisë.
Në fund të 2015-s, presidenti shprehu irritim kur revista “Time” cilësoi kancelaren gjermane personin e vitit.
