Maqedoni
Mbledhja e Kuvendit, LSDM nismë për konstituim të Kuvendit
17.03.2017 12:05
LSDM dorëzoi në Kuvend iniciativën për vazhdimin e punës së shtëpisë ligjdhënëse, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjes...

LSDM dorëzoi në Kuvend iniciativën për vazhdimin e punës së shtëpisë ligjdhënëse, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjes së kryetarit të kuvendit e më pas edhe të Komisionit për emërime në kuadër të legjislativit.
LSDM apelon për transfer të qetë të pushtetit, VMRO dakordohet, por me kusht që LSDM të heqë dorë nga “Platforma e Tiranës”.
Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së prezantoi iniciativën për vazhdimin e seancës konstituive. Oliver Spasovski, mes tjerash, tha se në iniciativë janë 67 nënshkrime të deputetëve të Maqedonisë, si dhe potencoi se tanimë ish-kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, nuk ka arsye që të mos thirr seancën konstituive.
“Sot dorëzuam iniciativë për vazhdimin e seancës të Parlamentit me 67 nënshkrime të deputetëve. Presim që Trajko Veljanovski menjëherë të thirr seancë konstituive. I pari hap do të jetë zgjidhja e kryeparlamentarit të ri dhe pastaj do të formohet qeveria e re”,- ka theksuar mes tjerash Oliver Spasovski.
Edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për ndërrim të qetë të pushtetit dhe të mos lejohet që kriza politike të shndërrohet në krizë ndëretnike.
