Botë

Shpërthen “Etna”, lëndohen lehtë 10 persona

17.03.2017 13:00

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në malin Etans, ku ndodhet një prej vullkaneve më aktiv në botë...

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në malin Etans, ku ndodhet një prej vullkaneve më aktiv në botë, ka shkaktuar lëndimin e lehtë të 10 personave që më pas u evakuuan nga skuadrat e shpëtimit.

Një ekip gazetarësh i BBC-së dhe disa turistë po afroheshin drejt kraterit kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Përveç turistëve, nga llava kanë mbetur të lënduar edhe pjesëtarët e një skuadre vullkanologësh dhe një nga gazetaret.

Ata ishin në udhëtim në momentin që llava e vullkanit u aktivizua dhe i goditi papritmas. Mediat italiane thonë se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vetëm gjashtë prej tyre janë trajtuar në spital. Riaktivizimi i vullkanit nisi dy ditë më parë me disa shpërthime të vogla në kraterin e ri juglindor të tij, i cili iu shtua aktivitetit ekzistues në majë.