Maqedoni
Të shtëna në afërsi të kazermës "Boro Menkov" në Kumanovë
17.03.2017 15:01
Një person i panjohur nga automjeti në lëvizje dje pasdite ka shtënë disa plumba nga armë zjarri në afërsi të kazermës "Boro Menkov" në Kumanovë, njoftoi sot MPB-ja...

Nëpunës policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç'rast janë gjetur pesë gëzhoja nga pistoletë me gaz.
Rastin në SPB Kumanovë dje në orën 17 e kanë denoncuar të punësuar në kazermën "Boro Menkov".
Po ndërmerren masa për gjetje të kryerësit dhe për zbardhje të plotë të rastit./Mia
