Maqedoni

Kriza politike, Hahn dhe tre eurodeputetë, të martën në Shkup

17.03.2017 15:41

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn, dhe tre eurodeputetët, Ivo Vajgell, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn...

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn, dhe tre eurodeputetët, Ivo Vajgell, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn të martën do të mbërrijnë në Maqedoni, në përpjekjen e radhës për të nxitur politikanët të punojnë për dalje nga kriza politike në të cilën vendi është një periudhë të gjatë. 
 
“Mund të konfirmoj se komisari Han do të udhëtojë në Shkup të martën, javën e ardhshme, ndërsa ajo është më 21 mars, së bashku me tre eurodeputetët, Flekenshtajn, Kukan dhe Vajgell. Së bashku, ata do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare, si dhe me presidentin Ivanov, dhe do ta përsërisin pozicionin e fuqishëm të BE-së për respektim të rezultatit nga zgjedhjet dhe të lejohet vazhdimi i proceseve demokratike me formim të shpejtë të Qeverisë së orientuar reformuese, e cila do të vazhdojë me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. Të përkujtoj se dje, gjatë takimit të liderëve të Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, komisari Han e theksoi rëndësinë nga bashkëpunimi rajonal dhe paralajmëroi për rrezik nga shpërthimi i tensioneve, duke përfshirë edhe ato multietnike, përmes deklaratave ose aksioneve që do t’i minojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”,- deklaroi zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiç.
 
Në pyetjen nëse është e mundur të priten negociata më gjithëpërfshirëse të Hanit dhe liderëve politikë të Maqedonisë që mund të sjellin deri në marrëveshje të re, ndoshta të tretë të Përzhinës, me të cilën do të bëhej përpjekje për ulje të tensioneve në Maqedoni dhe një tentim për dalje nga kriza politike, zëdhënësja e eurokomisionit dha këtë përgjigje decime: 
 
“Siç edhe ju thashë, ne besojmë se midis gjërave që duhet të ndodhin është që Marrëveshja nga Përzhina të implementohet”,- u shpreh zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiç.
 
Komisari Han dhe tre eurodeputetët në të kaluarën disa herë kanë ndërmjetësuar për zgjidhje të krizës politike në Maqedoni, gjë së solli edhe nënshkrimin e Marrëveshjeve të Përzhinës në maj dhe korrik vitin e kaluar.
 
GAZMEND REXHEPI