Maqedoni
Agjencia për Kadastër të Patundshmërive: filloi vendosja e Regjistrit të ri të adresave
17.03.2017 16:01
Agjencia për Kadastër të Patundshmërive filloi sot me vendosjen e Regjistrit të ri të adresave për tërë territorin e vendit...

Për këtë qëllim, Agjencia ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë “Gisdata”-Shkup për realizimin e pilot-projektit "Përgatitje e të dhënave dhe zhvillimi i aplikacioneve për grumbullimin në terren të të dhënave të adresave", që do të realizohet në katër komuna.
Kontraktuesi ka për obligim të bëjë analizë dhe përgatitje të të dhënave të adresave nga bazat ekzistuese të shumë institucioneve shtetërore për kontroll të tyre në terren përmes aplikacionit të përpunuar celular.
“Regjistri i adresave është një prej regjistrave kyç në shtet. Ai do të përmbajë të dhëna hapësinore për rrugët dhe numrat e shtëpive dhe do të jetë i lidhur me Regjistrin e njësive hapësinore. Në këtë mënyrë të gjitha subjektet e interesuara, të gjitha informacionet e lidhura me adresat do të kenë mundësi përmes rrugës elektronike, në mënyrë të shpejtë dhe efikase, t'i marrin nga Agjencia për Kadastër të Patundshmërive”,- deklaroi drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Sllavçe Tërpeski.
Ai sqaroi se për momentin në zbatim janë dispozitat e pamjaftueshme, të sakta ligjore dhe nënligjore, standarde të pamjaftueshme precizuese për regjistrimin e emrave të rrugëve dhe se mungojnë standarde për numërimin e llojeve individuale të objekteve.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
