Maqedoni
VMRO sulmon PPS-në: Nuk ju votuam që t’i shërbeni LSDM-së
17.03.2017 16:01
VMRO-DPMNE ka vazhduar edhe sot sulmin ndaj Prokurorisë Speciale...

“Anulimi i rastit “Puç”, lëshimi i Verushevskit nga paraburgimi dhe sulmi i fundi ndaj mediave konfirmojnë se nuk ka asnjë arsye racionale për vazhdimin e mandatit të PPS-së”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
“VMRO-DPMNE votoi për një Prokurori Speciale që do të kryente punën në mënyrë profesionale, të paanshme dhe joselеktuese. VMRO-DPMNE-ja nuk ka votuar për një PPS që do të jetë bashkëpunëtore e parë e kriminelëve të falur dhe do të shërbejë si organizatë komunale e udhëheqësisë së LSDM-së. VMRO-DPMNE-ja nuk votoi për PPS-në e cila do të frikësojë dhe do të mbyllë media. VMRO-DPMNE-ja nuk votoi për PPS-në e cila do të punësojë të afërm dhe anëtarë partiakë të LSDM-së dhe do të angazhojë funksionarë dhe subjekte të Zaevit si ekspertë”,- theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
