Maqedoni
Paraburgimi i Sead Koçan, punëtorët protestojnë për pronarin e arratisur
17.03.2017 17:54
Të punësuarit në kompanitë që janë në pronësi të Sead Koçan kanë protestua para Gjykatës së Apelit...

Të punësuarit në kompanitë që janë në pronësi të Sead Koçan kanë protestua para Gjykatës së Apelit pas vendimit për masën e paraburgimit.
Protestuesit theksuan se paraburgimi për Koçanin do të shkaktojë problem social dhe se ekzistenca e punëtorëve vihet në pikëpyetje.
“Ne e përkrahim Sead Koçanin dhe kërkojmë drejtësi dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesa dhe nuk do të lejojmë që 1200 familje t’i shkatërroni, ne këtu e fitojmë kafshatën e bukës dhe nuk do të lejojmë që këtë ju ta shkatërroni, asnjë prokurori dhe asnjë gjykatë”,- tha një punëtore.
“Vendimin të cilin e mori mbrëmë Gjykata edhe kjo e vërtetoi se gjykatësit e Këshillit Penal, të cilët e kanë pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, nuk kanë vepruar. Do të thotë se ato ankesa nga mbrojtja janë miratuar, përkatësisht se të njëjtit kanë vepruar nën presionin e Speciales, kjo është ajo që në këtë moment është shumë e rëndësishme për ne dhe besojmë se më tutje gjykata do t’i udhëheq të gjitha procedurat në bazë të parimeve juridike”,- deklaroi Zekir Ramçilloviq nga komuniteti i boshnjakëve.
Sead Koçan bashkë me Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuarit e PPS-së për falsifikim të dokumenteve me anë të të cilave kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë eurosh nga ELEM për gërmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.
REJHANE BUSHI-METAJ
