Maqedoni

Zaev paraqitet në prokurori, në vend të dëshmisë iu prezantuan akuzat

17.03.2017 18:23

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot u paraqit para Prokurorisë Publike...

Zaev në vend të dhënies së dëshmisë, ai për gjysmë ore ka dëgjuar indikacione për parregullsi gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit në dhjetor.
 
Zaev me prokurorin janë marrë vesh që të mërkurën të shohin dëshmitë, ku më pas të dyshuarit do të mund edhe të mbrohen.
 
“Këtu jemi që të dëshmojmë pafajësinë tonë duke respektuar institucionet në një procedurë normale ligjore, që të dëshmojmë pafajësinë për të cilën dyshohem unë si organizator i fushatës zgjedhore, një i punësuar në administratën e LSDM-së dhe personi juridik vetë LSDM-ja”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Prokuroria në shkurt ka informuar se vjet ishte hapur procedurë ndaj një institucioni pa precizuar se kush ka ngritur padi penale.
 
Lideri i socialdemokratëve, Zoran Zaev, dyshohet për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
 
Në këtë procedurë parahetimore, prokuroria ka dëgjuar deklaratat e më shumë se 70 dëshmitarëve.
 
Partia e Zaevit dyshohet edhe për dorëzimin e të dhënave të rreme në raportet financiare, ku sipas Prokurorisë Publike ekzistojnë prova materiale dhe të shkruara.
 
Zaev sot ka thënë se raportet financiare të partisë janë publike, i janë dorëzuar revizorit shtetëror dhe se nuk ka pasur kurrfarë dyshimi në vetë raportin.    
 
MERAL ISMAILI