Maqedoni

LSDM: sjellja e Veljanovskit, e papërgjegjshme

17.03.2017 19:00

Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë ka reaguar ndaj vendimit të Trajko Veljanoskit për thirrjen e mbledhjes koordinuese...

Lidhja Social-Demokratike e Maqedonisë ka reaguar ndaj vendimit të Trajko Veljanoskit për thirrjen e mbledhjes koordinuese në kuvend për më 21 mars, duke e akuzuar për sjellje të papërgjegjshme.

"Sjellja e papërgjegjshme e përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së është edhe një dëshmi se ata aspak nuk mbajnë llogari për interesin e qytetarëve dhe se kjo do të përfundojë shumë shpejtë",- thekson LSDM në kumtesë.

Sipas kësaj partie, ky vendim i Veljanoskit, që të shtyjë thirrjen e kësaj mbledhje, paraqet edhe një dëshmi se Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së u intereson vetëm interesi personal dhe asgjë tjetër.