Maqedoni

Protestat “Për Maqedoni të Përbashkët” kundër gjuhës shqipe dhe platformës shqiptare

17.03.2017 20:19

Kanë vazhduar për të 19 ditë me rradhë protestat e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët”...

Protestuesit edhe njëherë kanë dalur për të kundërshtuar gjuhën shqipe dhe siç thane ata platformën tiranase. Me këtë platformë cënohet karakteri unitar i shtetit dhe rrezikohet shkatrrimi i Maqedonisë thonë protestuesit. 
 
“Armiqt e atdheut tanë po e shfrytëzojnë momentin kur partit maqedonase ashpër po luftojnë dhe kur një pjesë e maqedonasve etnik janë të ndarë thell. Prandaj ne jemi këtu që ta mbrojmë shtetin dh eta bashkojmë këtë popull të ndarë, këtu jemi për maqedoni të përbashkët. E ftoj popullin maqedonas të bashkohet dhe të mbroj vendin e vet, i ftoj palët politike që janë në luftë që të shtrijnë dorën. Për platformën shqiptare nuk guxon të bisedojë askush”, shprehet protestuesi Darko Mihajllkovski. 
 
Sipas protestuesve asnjë shqiptar në Maqedoni nuk është i diskriminuar, ndërsa nuk munguan edhe prononcimet kundër BE-së dhe NATO-së.
 
Marshi i sotëm, sërish filloi prej përpara Qeverisë, u kryesua nga valltarët e veshur me veshje popullore maqedonase, ndërsa përfundoi para Kuvendit.
 
Paralelisht me Shkupin, protesta u mbajtën edhe në disa qytete tjera në Maqedoni.
 
ERSAN PAJAZITI