Botë
Bombë me 120 kilogram eksploziv është gjetur në një hekurudhë në Turqinë juglindore
17.03.2017 20:48
Forcat turke të sigurisë deaktivizuan një mjet shpërthyes me 120 kilogram nitrat amonium...

Forcat turke të sigurisë deaktivizuan një mjet shpërthyes me 120 kilogram nitrat amonium, i cili është gjetur në një hekurudhë në qarkun jugperëndimor turk, Batman.
Supozohet se bomba e përpunuar në dorë është vendosur prej luftëtarëve të Partisë punëtore kurde (PKK), ndërsa është dekativizuar përmes shpërthimit të kontrolluar.
Autoritetet lokale kumtuan se mjeti shpërthyes është shpërndarë në gjashtë kuti prej aluminiumi prej nga 20 kilogramë, të lidhura me kabllo 55 metërshe. Xhandarmëria ka marrë sinjal për gjësendet e dyshimta në hekurudhë dhe menjëherë ka dërguar çmontues të minave në vendin e incidentit.
Forcat e sigurisë kanë filluar aksion për gjetjen e terroristëve./mia
