Kriza politike & kriza ekonomike, huatë jo për larje borxhi, për investime kapitale
Përderisa krizës politike e cila ka ndikuar në shumë sfera të shoqërisë...

Përderisa krizës politike e cila ka ndikuar në shumë sfera të shoqërisë e sidomos në ekonomi nuk po i shihet fundit, qeveria vazhdon trendin e huamarrjve. Huanë e fundit qeveria e ka marë në vlerë prej 75 milionë euro, mjete keto qe jane shfrytezuar per te paguar një borxh të vjetër.
Ekonomistët marjen e këtyre huave e shohin me skepticizëm. Shqetësuse është se këto borxhe merren për te shlyer borxhin, e jo për të investuar në projekte kapitale. Profesori universitar Neritan Turkeshi vlerëson se qeveria duhet të ketë kujdes me marrjene huave për shkak se po i afrohet nivelit të vendeve me borxh publik me të lartë, dhe ka rrezik që të mos lejojë Maqedoninë që të jetë pjesë e FMN-së dhe të mos mund ti shfrytëzoje benefitet që i ofron Bashkesia Evropiane.
“Duhet të miren masa të ndrshme që mos të lejojmë që ky borxh të vazhdoj të rritet, pasi që nëse ky borxh kalon mbi 60% të BPV-së, atëherë do të jetë një pengesë e madhe për futjen e vendit tonë në Fondin Monetar Ndërkombëtar pra nuk duhet të lejojmë që ky borxh publik të arin në masën mbi 60%, e cila nuk është e lejueshme” – tha profesori universitarë, Neritan Turkeshi.
Për të ulur nivelin e borxit, profesori Turkeshi thotë se duhet të ndryshohet metodologjia e finansimit, si dhe më shumë rëndësi duhet tu kushtohet projekteve kapitale. Gjithashtu me rëndësi themelore është që situata poltike të stabilizohet.
“Më shumë rëndësi tu kushtojmë investimeve kapitaliste dhe mos të shkojmë të investojmë dhe të vazhdojmë me atë sistemine vjetër të projekteve si Shkupi 2014. Është për tu cekur edhe ajo që sitata duhet sa më shpejtë të del nga ky ngërç politik dhe të vazhdojë më andej të punojë, pasi që e dimë se çdo gjë lidhet me ekonominë” – deklaroi profesori universitarë, Neritan Turkeshi.
Borxhi publik ka arritur në rreth 4.7 miliardë euro, apo 50.6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Me ketë tempo Maqedonia po ju afrohet vendeve me borxh public të lartë.
Insitucionet ndërkombëtare në raportet e tyre të fundit disa here potencuan nivelin e lartë të borxhit public si dhe menyrën se si ato mjete harxhohen. FMN dhe Banka Botërore disa herë i rikujtuan qeverisë së vendit se konsolidimi fiskal duhet të realizohet në praktikë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
