Përmbytje në Peru, 67 persona humbin jetën
Të paktën 67 persona kanë humbur jetën....

Të paktën 67 persona kanë humbur jetën, si pasojë e përmbytjeve të mëdha në Peru.
Furtunat e mëdha ia kanë lënë vendin shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të tokës në këtë vend.
Ndërsa si pasojë 67 persona kanë humbur jetën, mijëra të tjerë janë evakuuar dhe shumë njerëz presin në çatitë e shtëpive të tyre për t’u shpëtuar.
Sipas burimeve të zyrtarëve të këtij vendi, shirat El Nino kanë shkaktuar dëmtime në 115 mijë banesa, ka dëmtuar 117 ura dhe ka bllokuar shumë rrugë. Ndërsa në veri të vendit, për shkak të përmbytjeve disa fshatra janë boshatisur.
Zyrtarët thanë se shirat do të vazhdojnë të paktën edhe për dy javë, për shkak të rritjes së temperaturës së sipërfaqes së ujit në jug të Oqeanit të Madh.
Nga ana tjetër gjatë përmbytjeve në muajin shkurt në këtë vend, të paktën 23 persona humbën jetën dhe 37 të tjerë mbetën të plagosur.
Në muajin janar në Peru u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të nisjes së përmbytjeve të shkaktuara si rrjedhojë e shirave të rrëmbyeshëm.
