Paris, i merr armën ushtarit, vritet në aeroportin Orli
Ushtarët francezë qëlluan për vdekje një person....

Ushtarët francezë qëlluan për vdekje një person i cili u përpoq t’i merrte armën njërit prej tyre në aeroportin Orly të Parisit
Mësohet se ngjarja është shënuar në orën 09:15 minuta kur agresori i është drejtuar një ushtari të operacionit të antiterrorizmi “Sentinelle” të cilët po patrullonin të armatosur për të ruajtur sigurinë në aeroport dhe i ka marrë armën. Menjëherë është qëlluar para se të arrinte ta përdorte.
Aeroporti u mbyll për disa orë por më pas u rihap pjesërisht pasi autoritetet e cilësuan një incident tepër i rëndë. Sipas ministrit të brendshëm francez, agresori i vrarë ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës dhe policisë, pasi figuronte në listën e personave të radikalizuar.
Pak orë para ngjarjes, ishte përfshirë në një tjetër incident në veri të Parisit, ku ai kishte hapur zjarr ndaj policisë.
Më pas ishte larguar me shpejtësi me një makinë e cil au gjet e braktisur. Nuk janë ende të qarta motivet por babai dhe vëllai i tij janë shoqëruar në polici.
Një pjesë e aeroportit u evakua dhe pasagjerët nuk janë lejuar të zbresin nga avioni pasi dëshmitarët dëgjuan të shtënat. U ndërmor dhe një operacion sigurie ku ndodheshin edhe ekspertët e çmontimit të bombave
Orli është aeroporti i dytë më i madh në Paris.
