Prilep, vazhdojnë protestat kundër deklaratës shqiptare

18.03.2017 19:55

Edhe gjatë ditës së sotme u mbajtën protesta në Prilep.....

Edhe gjatë ditës së sotme u mbajtën protesta në Prilep dhe qytetete tjera të vendit të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Protesta zhvillohet kundër Platformës shqiptare dhe kundër dy gjuhësisë në Maqedoni.

“U bëjmë thirrje të gjithë kryetarëve të komunave që të nxjerin flamurin kombëtar maqedonas që kanë në komunat dhe të njëjtat t’i vendosin nëpër rrugë dhe insitucione shtetërore,dhe nëpër të gjitha shtëpit e qytetarëve të valvohet  flamuri maqedonas. Kjo që po e bëjmë ne është për të mirën e Maqedonisë, duam të ruajm unitetitn dhe sovranitetin e këtij vendi”

“Do të kisha dashur tu bëj me dije të gjithëve se as germën M prej fjalës Maqedoni nuk e japim. Ne këtë vend do të mbrojmë deri në fund” – thonë nga nisma “Për Maqedoni të përbashkët”.