Deklarata e partive politike shqiptare përplas VMRO-në dhe LSDM-në

18.03.2017 20:22

Deklarata e partive politike shqiptare vazhdon të jetë moll sherii mes partive....

Deklarata e partive politike shqiptare vazhdon të jetë moll sherii mes partive më të mëdha politike maqedonase, njofton TVM2.

VMRO-DPMNE sërish fton LSDM-në që të heq dorë nga siç thonë ato, platforma e Tiranës e si shpërbëlim VMRO do ti jep Zaevit mbështetje për formim të Qeverisë.  Nga partia e Gruevski kërkojn zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale nëse pranohet deklarata e përbashkët e partive shqiptare.

“Heshtja e LSDM-së dhe Zaevit lidhur me deklaratat e tilla dhe të ngjashme të dhëna në periudhën e kaluar dhe mosprononcimi kundër platformës së Tiranës, sipas VMRO-DPMNE tregon se “ata janë të gatshëm të udhëheqin qeveri të Tiranës të bazuar në themelet e platformës së formuar prej një shteti të huaj dhe nën diktimin e një kryeministri të huaj. Njeriu i cili pa turp e hapi derën për debat dhe kontestimin e identitetit të Maqedonisë si dhe federalizimin e Republikës së Maqedonisë është i aboluari Zoran Zaev ‘, - thuhet mes tjerash në njoftimine VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO e kanë quajtur komplot të hapur federalizimin e Piter Vanheutes dhe kanosjen e deputetes shqiptare Mesila Doda. Nga VMRO druajnë se nëse Zaev nuk heq dorë  nga platforma, atëherë të gjithë shqiptarët do të angazhohen “rreth ëndrrës për Iliridën”.

Ndërkohë nga LSDM thonë se ndryshimet vijnë sepse do të ketë seancë konstituive dhe mandat për formimin  e qeveris së re reformuese.

"Këtë  mund ta sheh gjithë publikut vendas dhe ndërkombëtar, me përjashtim Nikolla Gruevski dhe udhëheqsia kriminele e VMRO-DPMNE-së , të cilët në përpjekje për të shpëtuar veten nga përgjegjësia, bëjn ndarje dhe përhapin urrejtje mes njerëzve, dhe për këtë keqpërdorin edhe fëmijë. Gruevski dhe VMRO-DPMNE duhet të vijnë në vete, të pranojn se qytetarët nuk i mbështesin dhe janë opozitë si dhe të lejojnë transferim paqësor të pushtetit ", thonë nga LSDM

Përmes reagimit me shkrim LSDM mbështet prindërit, të cilët ashpër i kundërshtohen keqpërdorimeve të fëmijëve të tyre për protesta. 

“Janë parashtruar padi penale kundër drejtorit të gjimnazit të Prilepit, ‘Mirçe Acev’, Kiro Nikollovski dhe kundër drejtorit të shkollës së mesme industriale ‘Riste Ristevski-Riçko’, Zharko Temellkovski, për shkak se kanë bërë vepër penale. Institucionet kompetente duhet të veprojnë kundër secilit i cili e keqpërdor funksionin ose pozitën e vet për këto qëllime dhe në këtë mënyrë e rrezikon edhe sigurinë e fëmijëve”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së. (Sanije Duraku, TVM2)