Protesta kundër ndërtimit të rrugës përgjatë lumit Vardar, LSDM paralajmëron ndalimin e punimeve

18.03.2017 20:34

Filluan punimet ndërtimore për rrugën mbi tokësore përgjatë lumit Vardar.....

Filluan punimet ndërtimore për rrugën mbi tokësore përgjatë lumit Vardar. Këshilltarët e LSDM-së në Komunën Qendër të hënën  në seancë të jashtëzakonshme paraljmëruan se do t’i rishqyrtojnë të gjtiha  mundësitë ligjore për t’i ndaluar punimet ndërtimore të Qytetit e Shkupit, ndërsa pronarët e lokalëve sot i bojkotuan aktivitetet ndërtimore.

Ata vlersuan se ky ndërtim është uzurpim i hapësirës së qytetarëve për shetitje në Shkup.

“Do t’i ndërmarrim të gjitha masat ligjore për të ndaluar ndërtimin e  rrugës mbitokësore përgjatë lumit Vardar që e lejon Qyteti i Shkupit dhe do të bëjmë ç’mos këshilli komunal të ndaloj  shkatrimin e hapësirës së vetme të qytetarëve për shetitje në këtë vend” – tha Kryetar i Organizatës Komunale të LSDM-së në Komunën Qendër, Sasha Bogdanoviq.

Kjo rrugë është paraparë  të shërbej njëkohësisht edhe si rrugë për qarkullimin e automjeteve.

Qyteti i Shkupit këtë ndërtim e bën në përputhshmëri me planin detal urbanistik “Mal Ring” i cili është sjell  nga Këshilli i Komunës Qendër në dhjetor të vitit 2012. (Rexhep Qamili, TVM2)