Fëmijët me sindromin e Daunit kanë nevojë për mbështetje institucionale

18.03.2017 20:41

Këta fëmijë mund të jenë të aftë për punë....

Këta fëmijë mund të jenë të aftë për punë, vetë të mirmbahen dhe të jetojn të pavarur, por kanë nevojë për mbështetje institucionale, thotë Ida Manta, kryetare e qendrës për  Sindromin Daun .

Kjo është nëna e një pesë vjeçares Lucia, në këtë periudhë kanë pasur mundësi të jetojn në disa shtete dhe të mësojn nga  përvoja Botërore. Sipas saj në Maqedoni duhet të ndryshohet ndërgjegja e qytetarëve për personat me sindromën daun. 

“Duhet të punohet në drejtim të nevojave të fëmijëve me këtë sindrom, dhe të prindërve të tyre. Ne tani kemi një proces të mbrapsht, themi që kemi institucione, por ato institucione nuk janë aq funksionale.  Duhet të ketë punë më efikase të sektorit joqeveritar dhe bashkëpunim mes ojq-ve me institucionet” – tha Ida Manta, Kryetare e Qendrës për  Sindromin Daun. 

Prindërit thonë se është e nevojshme që në çdo qytet të ketë njerëz professional që do të punojn edhe me këta fëmijë.

“Dua  në Radovish të ketë defektolog dhe logoped. Ne udhëtojm gati çdo ditë në Strumicë që të mund për fëmijën tonë të sigurojm logoped dhe defektolog. Sporti është shumë i rëndësishëm për fëmijët me sindromën daun, sepse ashtu e zhvillojn motorikën, socializohen” – tha njëri nga prindërit e fëmijëve të prekur me sindromin Daun. 

Në Parkun e Qytetit u organizua edhe marshi vrapues “Vrapo për Daun” prej klubit të mundjes Eskrim. Organizatorët e këti marshi ftuan ekipet sportive ti hapin dyert për këta fëmijë.

“Është humanitar sepse grumbullojm mjete për trajnim një vjeçar pa pages më këta fëmijë. Ky organizim ka për qëllim edhe ngritjen e vetëdijesë për personat me këtë sindrom dhe apeloj që të gjitha ekipet sportive ti hapin dyert për këta fëmijë” – u shpreh Biljana Kuzmanovska Nikollovska, Kryetare e Klubit të mundjes “Eskrim”.

Është detyrë e jona të përpiqemi për integrimin e plotë në shoqëri, si dhe për të siguruar cilësi të lartë jetese për personat me sindromën Daun  në Maqedoni.

Me mbështetjen dhe kujdesin e të gjithve  mundemi të ndërtojm një të ardhme pa frikë e me shpresë.  (Sanije Duraku, TVM2)