Në MPB denoncohen 4 persona të zhdukur, gjenden tri vajzat, plaku nuk është gjetur
Dy tinejxhere nga Shkupi janë denoncuar si të zhdukura nga familjarët e tyre.....

Dy tinejxhere nga Shkupi janë denoncuar si të zhdukura nga familjarët e tyre. Familjet e dy adoleshenteve kanë bërë denoncimin në Polici dhe kanë thënë se mbrëm vajzat nuk janë kthyer në shtëpi.
Në stacionin policor Beko, mbrëmë është denoncuar edhe zhdukja e një 82 vjeçari. Ndërsa në Gostivar një vajzë pas një zënke me prindërit e saj disa ditë nuk është kthyer në shtëpi. Nga policia thotë se pas denoncimit të rasteve kanë filluar hetimin
“Më së shpeshti në Ministrin e Punëve të Brendshme si persona të zhdukur kemi dy kategori, ato janë persona më të moshuar të cilët fatkeqsisht vuajnë nga ndonjë lloj i sëmundjes që ka të bëj me humbjen e memories ose për persona që janë nga 14 deri 18 vjeç” – tha Dejana Nedeljkoviç nga MPB.
Nga policia thonë se kerkimi per adoleshentet zakonisht nuk zgjat shume dhe në disa raste i gjejnë per 24 orë. Arsyja e largimit nga shtëpia është grindja me prindërit, dashuria e ndaluar ose më së shpeshti problemi me drogën.
“MPB ndërrmer masa dhe akativitete të shumta për gjetjen e personave të zhdukur, fillimisht duke lëshuar thirrje për kërkim në nivel lokal, nivel qëndror e më pas ndërkombëtar” – u shpreh Dejana Nedeljkoviç nga MPB.
Pas 25 orëve policia i ka gjetur dy adoleshentet duke shëtitur në qendër të Shkupit, vajza nga Gostivari ka ikur te i dashuri i saj, ndërsa 82 vjeçari ende nuk është gjetur. (Sanije Duraku, TVM2)
